Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me banorët e Peqinit ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama dje për vendimin për të marrë punëtor nga jashtë vendit.
Ajo tha se Rama ka urrejtje për qytetarët e tij dhe se do të që zhdukë historinë.
“25 prilli nuk ka të bëjë thjesht me vajtjen për të votuar për një parti politike apo me një flamur politik. 25 prilli ka të bëjë me pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje. Duke rritur pjesëmarrjen, ajo është një avantazh që njerëzit i përfshin në vendimmarrje, sepse njerëzit nëpërmjet votës ndëshkojnë atë që i ka gënjyer dhe që nuk ka mbajtur premtimet, dhe përsëri nëpërmjet votës vlerësojnë politikanin, individin apo partinë politike që ata i përfaqëson më mirë.
Ne këtu në qytetin e Peqinit për shembull e dimë shumë mirë se si ka ngelur stok vaji i ullirit. As me 3 mijë lek litri nuk ia blejnë. Pra, çdo gjë që ndodh sot këtu në Shqipëri, ky njeri thotë që është faji i shqiptarëve, dhe jo faji i tij. Që nuk është faji i tij që nëpërmjet koncesioneve ka varfëruar shqiptarët. Nuk është faji i tij që nëpërmjet politikave që ka ndërtuar ky zotëri ka larguar shqiptarët. Ndaj ne duhet ti japim më shumë mundësi njerëzve të rinj, përfshirjes së të rinjve dhe të rejave, ndaj unë jam shumë e kënaqur që Ermiri është bërë pjesë e listës sonë të LSI-së, për të dhënë kontributin e tij jo vetëm familjar dhe intelektual, por për të dhënë edhe atë trashëgimi familjare që ka, atë kulturë të mirë për të cilën ne kemi nevojë, politika ka nevojë, ka nevojë historia, ka nevojë edhe memoria jonë qoftë kjo historike, emocionale dhe kulturore. Sepse ne pak nga pak po mbyllim faqet e historisë sonë dhe nuk po e lexojmë më. Pak nga pak ne po largohemi nga memoria jonë historike, kulturore, familjare.
Edhe Aldin që e kemi këtu sot, që ne duam ti japim flamurin e LSI për të ecur përpara dhe për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe për të rejat, për ti dhënë shansin dhe mundësitë, jo vetëm LSI-së, por gjithë brezit të tij, gjithë qytetarëve, gjithë familjes peqinase për të pasur një shans dhe një mundësi për ta zhvilluar më tej. Ndaj krijimi dhe angazhimi i figurave të reja, i njerëzve të rinj që kanë dëshirë të jetojnë, të punojnë në Shqipëri, në zhvillimin e këtij vendi, do të jetë një nga pikat tona kryesore dhe një nga pikat tona kryesore që e ka karakterizuar Lëvizjes Socialiste për Integrim si një parti, e cila u krijon hapësira të rinjve dhe të rejave, që u hap dyert atyre dhe zhvillohet dhe ecën gjithmonë, siç ka emrin, ashtu është edhe në lëvizje. E gjithë zona e Peqinit, ka 4 fabrika të ullirit, që përpunon e prodhon, por që nuk garantohet shitja, atëherë çfarë duhet? Ti si qeveri, si institucion garanton shitje dhe kush ishte justifikimi, jo po teknologjia e vjetër, jo teknologji e re. Vaji i ullirit ka me mijëra vite që prodhohet dhe ka qenë bërë me këmbë. Justifikimet për të ju larguar gabimeve e problematikave është bërë tashmë jo vetëm flagrante, por sa irrituese dhe e neveritshme. Është shumë më e ndershme dhe e moralshme ku politika merr përsipër gabimet e saj, sepse duke marrë përsipër gabimet, nuk e bën më dhe është vërtetë e papranueshme dhe e patolerueshme, që ti nuk e pranon gabimin pasi do të vazhdosh në këtë rrugë. Është e vërtetë që ne na duhen disa politika, që kjo zonë, siç është ana e turizmit, këtu ka një kala, në të cilën nuk ka një turisti. Këtu ka fabrikat e vajit të ullirit, që nuk kanë teknologjinë e re, por ti si shtet subvencionoi. Cilësia është shumë e mirë. Ne nuk mund të konkurrojmë për sasi, vendet që kanë shumë, por ne i konkurrojmë për cilësi dhe për këtë jam e bindur. Cilësia e produkteve shqiptare është e jashtëzakonshme për shkak të mos përdorimit të hormoneve në sasi të mëdha, pra për të kaluar tek prodhimet bio të pa modifikuara, siç i thotë këta shkencërisht. Edhe mikpritja, ai pozitiviteti, dashamirësia, komoditeti, janë shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh komod. Por edhe trimëria. Gjëja më e mirë dhe kryesore është se mikëpritja nga familjet peqinase edhe pse rilindja mundohet ti intimidojë. Me ty Ermir ne kemi pasur mundësinë të hyjmë në çdo familje peqinase dhe kemi hyrë në fakt, e të jam falënderues e shumë mirënjohëse për këtë gjë.”, tha Kryemadhi.