Monika Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës më kushtoi ndarjen nga Meta

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tashmë në proces divorci me Ilir Metën, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK.

Teksa u pyet nëse do vizitonte Ilir Metën në burg ajo tha jo, dhe nëse do të donte shkonte nuk do të pranonte ai.

Ndër të tjera ajo kërkoi që marrëdhënia e tyre personale të mos ngatërrohet me çështjen aktuale.

‘Unë dhe Ilir Meta jemi dashur shumë. Kemi ecur dore për dore për 33 vjet dhe kemi bërë shumë gjëra për njeri tjetrin dhe dëshira ime për të luftuar korrupsionin dhe inceneratorin e Tiranës mesa duket çoi në faturën për të paguar një faturë shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”.

Një ditë më parë prokuroria e Posaçme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza.

Të Fundit