Monika Kryemadhi: Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, s’ka lidhje me mua! Atë e kanë iluminuar kundër meje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk e ka uruar presidentin e PL dhe njëherësh ish-bashkëshortin e saj për Vitin e Ri.

Komentet Kryemadhi i bëri para godinës së SPAK, teksa u paraqit ditën e sotme në funksion të masës ‘detyrim paraqitje’.

Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lidhje me Metën dhe shtoi se atë e kanë ‘iluminuar’ njerëz të tjerë me shpifje kundër saj.

Do njihemi edhe me fashikujt, pra dokumentacioni.

Nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë edhe vetë prokuroria, sëbashku me ekspertizën financiare që kemi bërë edhe unë dhe mamaja ime.

Është një procedurë pak e gjatë që kërkon konsistencë dhe durim. Për z. Meta nuk di gjë.

Unë nuk pranova të flas për asgjë, kështu që të gjithë deklaratat e mia do të bëhen në gjykatë. Para gjyqtarit nuk jap asnjë shpjegim për asgjë. S’di gjë për Metën.

Metën nuk e kam uruar për Vitin e Ri, nuk kam si të uroj një njeri që s’ka lidhje me mua.

Të gjithë njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje të tilla, të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa.

Armiq dihet kush janë, ata që kanë shpifur gjithë kohën”, tha Kryemadhi.

Të Fundit