Monika Kryemadhi flet pasi del nga SPAK: Nuk do ketë gjykim të shkurtuar, dosja ime, mjet për të intimiduar bizneset

Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK tha se eshte njohur me fashikujt e dosjes hetimore ndaj saj dhe familjarëve, duke hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash.

Kryemadhi paralajmëroi se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, dhe do të kërkojë ballafaqim me të gjithë dëshmitarët e thirrur nga SPAK, si dhe me të tjerë që ajo planifikon t’i thërrasë vetë.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga SPAK, Kryemadhi tha se pas marrjes së materialeve hetimore, përfshirë 5 CD dhe fashikuj të shumtë, është njohur me letër-porositë nga disa vende, përfshirë SHBA, Britaninë, Zvicrën, Austrinë, të cilat, sipas saj tregojnë qartazi që SPAK ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

“Në të gjitha letër-porositë duket qartë një shpërdorim detyre nga ana e prokurorisë. Vetë institucionet ndërkombëtare ia kanë bërë me dije SPAK-ut shkeljet në procedura,” u shpreh Kryemadhi.

Po ashtu, Kryemadhi tha se do te ballafaqehen edhe analizat financiare të SPAK me ato qe ka bere eksperti i saj.

Kryemadhi: Gjatë kësaj kohe që unë kam marrë fashikuj, 5 CD, gjëja e parë që kam lexuar kanë qenë letër porositë. Në të gjitha letër porositë, qoftë nga SHBA, nga Anglia, Qirpo, Austria. Duket haptas një shpërdorim detyre nga ana e prokurorisë, ku vetë  institucionet ia kanë bërë me dije.  Me këto do të njiheni edhe ju. Ajo që bën përshtypje është se sigurisht nuk do ketë gjykim të shkurtuar pasi përveçse do kërkoj dëshmitarët që ka thirrur SPAK, por edhe shumë të tjerë. Sepse të gjithë, mbi 100 e ca asnjëri nuk ka deponim kundër meje, zotit Meta apo kundër të tjerëve. Ajo që të bën përshtypje është vepra penale qoftë për mua apo mamanë time quhet pse unë kam marrë kredi në 2010 dhe kredia qenka e paligjshme edhe pse e kam shlyer në një afat kohor për 4-5 vjet, ndërsa mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj ndërkohë që e ka me të ardhura të tjera. Ka një analizë financiare prej 580 faqe nga SPAK, ndërkohë kemi edhe ne analizën tonë financiare dhe do të ballafaqohen, duke patur një ndryshim. Personi që ka bërë analizën financiare nuk është ekspert i lincesuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa eksperti që ka bërë analizën tonë financiare është i licensuar.

Unë shikoj një shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash. Në gjithë dosjen time, mua nuk ka ca më duhen llogaritë as të Shefqet Kastratit, as të Samir Manes, as të Ital Betonit, as të Ilir Trebickës…nuk ka ca me duhen as kontratat e shtëpisë të blera në Kodrën e Diellit. Këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme. Unë e shikoj si tejkalim të kompetencave për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve të ndryshme që mund të kenë qenë pjesë e komunikimit. Unë do të shoh edhe thirrjen e disa dëshmitarëve të tjerë. Emrat janë shumë interesat.

Të Fundit