Një incident ka ndodhur në ajër duke shkaktuar panik tek pasagjerët e “Air Albania”. Në bord, bashkë me udhëtarët e tjerë ka qenë edhe një shtetas indinan, i cili ishte deportuar.
Por ky i fundit, pasi avioni është ngritur në ajër, duke përfituar nga shpërqendrimi i personave që e shoqëronin, indiani ka tentuar që të hapë derën e emërgjencës. Kaosi i krijuar ka bërë që avioni të kthehej sërish në pistë vetëm pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.
“Hajde, hajde,”-kërkon ndihmë një stjuadesët.
“I’m not coming! Nuk vij,”-dëgjohet teksa thotë indiani teksa ulëret.
Aktualisht, mësohet se pasagjerët (rreth 200 të tillë) kanë zbritur të gjithë në pistë dhe po presin që të rregullohet dera në mënyrë që më pas të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Stambollit. Deri më tani, raportohet se asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime dhe se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Por sërish të terrorizuar nga veprimi i indianit që mund t’u kishte kushtuar jetën.