“Moment për të shëruar plagët”, kremtohet Kurban Bajrami në Lushnje

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj dite të shenjtë, besimtarët myslimanë në Lushnje janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Ceremonia e faljes nisi në orën 6:40, me fjalën përshëndetëse të Myftiut Gramoz Blliku, i cili u drejtua ndaj besimtarëve me mesazhe paqeje, respekti dhe solidariteti.

Myftiu Blliku theksoi rëndësinë e ditës së Bajramit si një moment për të shëruar plagët dhe për të forcuar lidhjet mes njerëzve, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e harmonisë dhe mirëkuptimit në shoqëri.

Besimtarët morën pjesë masivisht në këtë rite fetare, duke përcjellë urimet për paqe dhe bashkëjetesë, në një nga festat më të rëndësishme të fesë islame.

Të Fundit