“Moj si s’të vjen zor” firma e ndërtimit i vë shtëpinë si garanci në bankë, Stop i zgjidh hallin

Në tetor të vitit të kaluar transmetuam problemin e zonjës Veronika Danaj. Në vitin 2008, Danaj bleu një apartament 2+1 në qytetin e Korçës nga firma ndërtuese “Konstruksion 93”, me pronare Lida Qirashi Kushe. Për blerjen e shtëpisë, ajo pagoi 70 milionë lekë të vjetra në dorë, vetëm me fatura zyre. Nuk u hartua asnjë kontratë noteriale, nuk pati pagesë përmes banke dhe asnjë dokument ligjor nuk u depozitua në Kadastër.Veronika jeton në këtë apartament prej 15 vitesh dhe ka investuar edhe rreth 70 milionë lekë të tjera.Por, pas gjithë kësaj kohe dhe investimi, ajo nuk ka asnjë certifikatë pronësie.Veronika, së bashku me gazetaren, shkuan në zyrën e Lida Qirashi Kushes. Fillimisht, përfaqësuesja e firmës refuzoi çdo bashkëpunim dhe u largua me fjalë fyese ndaj gazetares.Por pas insistimit, ajo u rikthye në zyrë dhe zbuloi, se prona ishte përdorur si garanci për një kredi bankare, ndaj nuk ka qenë në gjendje, ta pajisë blerësen me certifikatën e pronësisë. Në fund, Lida Qirashi Kushe premtoi të shlyente kredinë e deri në fund të vitit 2025, të pajiste Veronikën me certifikatë pronësie.E në fakt ne jemi rikthyer në Korcë, për t’i dorëzuar Veronika Danajt certifikatën e pronësisë së shtëpisë së saj.

Të Fundit