Gjatë një turni pune në ambulancën e ndihmës së parë në Ca’ Savio, në bregdetin e Venecias, një mjek, i cili vuan nga probleme të zemrës dhe ka vendosur katër bajpase koronare, pëson një sulm kardiak. Në atë moment ndodhej i vetëm në ambulator: infermieri i turnit ishte larguar për një ndërhyrje, ndërsa një tjetër ishte nisur me autoambulancë për një urgjencë.
Me dhimbje të forta në kraharor dhe pa ndihmë, mjeku pret kthimin e autoambulancës, por kur shikon që nuk ka mundësi të marrë ndihmë menjëherë, vendos që, me vetëm 8 minuta të mbetura deri në fund të turnit, të largohet me makinën e tij për të kryer një elektrokardiogramë në qendrën më të afërt. Ai njofton drejtorin e Croce Verde për këtë veprim dhe më pas merr disa ditë pushim, pasi vazhdonte të ndjehej keq.
Por disa ditë më vonë, të shtunën pas ngjarjes, ai njoftohet për shkarkimin e tij nga puna. Mjeku e ka paditur tani Croce Verde, ku punonte në mënyrë private, duke kërkuar mbrojtjen e dinjitetit të tij profesional.
Çështja po ndiqet ligjërisht nga avokati i tij, Luca Pavanetto, i cili ka bërë publike ngjarjen për mediat lokale.