Mjeku i urgjencës Adrian Fandi ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në media për të folur rreth kujdesit që duhet të kemi në këtë verë të nxehtë.
Ai tha se shpesh njerëzit ndihen të dehidratuar për shkak të temperaturave të larta, ndaj ajo që është e këshillueshme është të konsumojnë sa më shumë ujë.
Ai madje bëri edhe një thirrje për të gjithë ata emigrantë që do vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri që të mësohen të pinë ujin që në mëngjes, në vend të rakisë me kafen, sipas tij e mira është që të shmanget s më shumë konsumi i alkoolit por edhe i pijeve energjike.
“Ju që udhëtoni në Shqipëri, filloni të pini ujë që në mëngjes, jo të filloni të pini kafen dhe rakinë. Evitoni pijet alkoolike dhe pijet energjike.
Pijet energjike kur është vapë janë të dëmshme, sepse rritin të rrahurat e zemrës, por jo tensionin e gjakut. Duhet volum për të mbushur trupin me ujë jo energji”,-tha mjeku Adrian Fandi