Një sherr që degjeneroi në përplasje fizike ka ndodhur sot në mjediset e brendshme të Spitalit Universitar të Traumës në kreyqytet.
Behet me dije se, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K., është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped me inicialet J.R.
Shkak për konfliktin është një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë.
Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka përshkallëzuar deri në përplasje fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në korridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.
Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R., e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.