Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave), ka thënë se që dy doza vaksine nuk të mbrojnë 100% nga varianti Omicron.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tha që është vënë re me Omicronin, është se nuk i prek mushkritë në një nivel aq të rëndë.
Megjithatë, Ademi paralajmëroi se mjekët nuk e dinë ende se si Omicroni do të ndikojë në qendrën nervore, prandaj duhet të keni kujdes.
“Nga infektimi me Omicron, dy dozat e vaksinës mbrojnë rreth 40%. Kjo për faktin se Omicron është virus që përhapet më lehtë dhe po ashtu kalon më lehtë.
Kështu që dy doza vaksine nuk të mbron 100%, nuk të mbrojnë me atë efiktivitetin siç të kanë mbrojtur nga varianti Alfa dhe 90% siç të ka mbrojtur nga versioni Delta.
Prandaj edhe kemi një shkallë infektueshmërie të lartë, se është më rezist ndaj vaksinave. Po flasim thjeshtë për gradën e infektimit dhe jo për gradën e hospitalizimit.
Ajo që është vënë re me Omicronin, është se nuk i prek mushkritë në një nivel aq të rëndë. Por ne nuk e dim akoma se si Omicroni do të ndikojë në qendrën nervore.
Prandaj është shumë e rëndësishme që edhe pse e kalojmë lehtë, të mos mendojmë që kjo kalohet lehtë sepse ti nuk i di pasojat e mëvonshme që ka”, u shpreh ajo.