Të shtunën mediat transmetuan lajmin, se policia e Fierit arrestoi një të ri, i cili kishte dhunuar një mjek të Spitalit të Fierit. “Stop” hedh sot dritë mbi këtë ngjarje.Ardit Klima është i arrestuari 32 vjecar dhe prej mëse një muaji ai ka shtruar të atin në spitalin e Fierit, pas një ishemie cerebrale.Ai pretendon, se të atit nuk i është dhënë ndihma mjeksore e nevojshme.Më 21 maj Arditi ka debatuar me infermieren dhe kryeinfermieren, për insulinën e babait.Më pas ai drejtohet në dhomën e mjekut neurolog Enver Halili, duke i kërkuar të shkojë tek i ati.Në këtë moment nisin fyerjet dhe konfrontimet mes të dyve.Neurologu Halili tregon, se ai dhe stafi mjeksor kanë qenë te qetë, ndërsa hematomat në fytyrën e Arditit, ky i fundit i ka bërë vetë.
“Stop” ka siguruar audio regjistrimin e dhunës barbare, që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima.Në material dëgjohet, sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij, mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi, dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë cnjerëzore Arditin.Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën.Drejtoria e policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u vu në pranga 32 vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës. Tashmë cështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32 vjecarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.