Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e panumërta me spitalin Sante Plus, që për pak i mori jetën një gruaje, që shkoi të rimodelonte barkun. Një komision i ngritur në Ministrinë e Shëndetsisë, reagon, duke i pezulluar licensën spitalit në fjalë, duke ia përcjellë vendimin edhe Inspektoriatit dhe QKL-së, ku statusi i këtij subjekti është pezulluar në 9 nëntor 2022.Ne shkuam në spitalin Sante Plus, ku gjetëm personel.Administratorja thotë, se nuk i ka shkuar vendimi i pezullimit.Nga ana tjetër në 14 nëntor u zhvillua një ballafaqim mes mjekut turk dhe qytetares tek Urdhri i Mjekut. Kirurgu turk Murat Akbaba mohoi të kishte bërë ai ndërhyrjen, që për pak i mori jetën zonjës.Ekziston një video e sallës së operacionit, ku duket një tjetër kirurg turk, Serkan Aslan.Edhe vetë zonja që ka udhëtuar drejt Shqipërisë për këtë ballafaqim, thotë, se nuk e njeh kirurgun, që po e operonte, pasi nuk ishte konsultuar me të para ndërhyrjes.Po kështu doktor Mihali i anestezisë pretendon, se ka qenë në sallën e operacionit, por zonja shprehet, se anestezinë ia ka bërë një mjek i quajtur Igli.Një doktor turk, ish-punonjës i Sante Plus, u vetëofrua të jepte dëshminë e tij, pas publikimit të rastit në “Stop”.Ai thotë, se u largua nga puna, pasi spitali në fjalë nuk plotësonte asnjë standard.Drejtoria e Tatimeve nuk ka dhënë ende shpjegime për evazionin e spitalit Sante Plus, që ka deklaruar emra mjekësh, që nuk punonin aty.
- +355 67 220 8888
- [email protected]