Kjo e hënë ka sjellë mjegull të dendur në të gjithë rrethin e Krujës, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve dhe jo vetëm.
I gjithë rrethi i Krujës, nga Thumana deri në afërsi të Vorës, është mbuluar nga mjegulla, duke sjellë vështirësi në uljen e disa avionëve dhe në aeroportin e Rinasit.
Dendësia e mjegullës nuk lejon shikueshmërinë më shumë se pak metra. Për pasojë, të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu drejt Rinasit, apo Tiranës, duhet të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur aksidente të mundshme.
Në zonë kanë dalë patrulla të shumta policie, për të informuar drejtuesit e mjeteve për këtë situatë të pazakontë