Ka dalë autopsia për katër nga shtatë viktimat që vdiqën kur një superjaht u mbyt në brigjet e Siçilisë muajin e kaluar. Të dhënat tregojnë se ata vdiqën nga “mbytja e thatë”.
Sipas CNN, Fenomeni, i njohur gjithashtu si “mbytje atipike”, do të thotë se ata nuk kishin ujë në mushkëri apo stomak, tha një zëdhënës i avokatit të kapitenit të Bayesian.
Shkaku i vdekjes së katër viktimave të para sugjeron se ata kishin gjetur një xhep ajri në kabinën në të cilën u zbuluan pesë prej trupave të viktimave dhe kishin konsumuar të gjithë oksigjenin përpara se xhepi i ajrit të bëhej toksik për shkak të dioksidit të karbonit, sipas raportojnë mediat lokale.
Autopsia e avokatit amerikan Chris Morvillo, gruas së tij Neda Morvillo, bankierit të Morgan Stanley, Jonathan Bloomer dhe gruas së tij Anne Elizabeth Judith Bloomer, u kryen të mërkurën (4 shtator) në Institutin e Mjekësisë Ligjore të spitalit Poliklinik të Palermos, thanë zyrtarët.
Autopsitë e Mike Lynch dhe vajzës së tij 18-vjeçare pritet të kryhen të premten (6 shtator). Nuk është caktuar ende një datë për autopsinë e Recaldo Thomas, kuzhinierit në bord të anijes për shkak të vështirësisë për të arritur familjen e tij në Antigua.
Kujtojmë që jahti u mbyt brenda 16 minutave, pasi u godit nga një tornado mëngjesin e 19 gushtit në Siçili