Mister vdekja e çiftit të në Dropull, në varrim merr pjesë edhe vajza e birësuar

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i bashkëshortëve që u gjetën dje të vdekur në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit u përcollën sot për në banesën e fundit.

Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët i dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar. Vizion Plus mëson se në varrim mori pjesë edhe vajza e birësuar e çiftit, e cila jeton në Athinë.

Ndërkohë 10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bodrisht në Dropull. Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, kishin në trup shenja të shumta dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Ngjarja u zbulua falë, një telefonatë nga Greqia në drejtim të njëres prej fqinjeve te ciftit. Ka qënë mbesa e Kleoniqit që telefonoi e shqetësuar pasi nuk kishte mundur të lidhej në telefon.

Fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajete Kostën të shtritrë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje ne pjesën anësore të kokës. Me pas në brendesi të dhomes gjeti dhe Kleoniqin të pajetë me shenja dhune.

Në konstatimin e kryer nga grupi hetimor , pas kërkesës edhe të një mjeku ligjor nga kryeqyteti për të provuar permes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë per ndonje faktor të huaj në këtë krim, pista më e besueshme për momentin mbetet ajo e vrasjes mes tyre.

Sipas burimeve, kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin dhe dy ditë me parë ishte konfliktuar me bashkëshorten, por nuk përjashtohet as dhunimi dhe vrasja e çiftit nga një person i tretë.

Policia dyshon se mund të ketë ndodhur ndonjë konflikt mes të moshuarve ose ata mund të jenë dhunuar nga një person i tretë.

E megjithatë do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore ajo që do të provojë përmes analizës së ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë person të panjohur si autor i krimit krim apo është vrasje mes tyre.

Të Fundit