Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën.
Kurti teksa falenderon eurodeputetët, thotë se kjo nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.
”Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, shkruan Kurti.