Ministrja Koçiu: Pezullimi i monopatinave elektrike, masë për sigurinë e qytetarëve

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një tryezë diskutimi me disa nga institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, lidhur me bllokimin e lëvizjes së monopatinave elektrike.

Pas takimit, ministrja Koçiu shpjegoi në rrjete sociale se pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.

“Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkruan Koçiu.

Ajo shprehet se në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, në fokus të diskutimeve ishte hartimi i rregullave të reja që do të përcaktojnë standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit, zonat e lejuara për lëvizje si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.

Të Fundit