Ministrja Koçiu i përgjigjet opozitës: S’jam përgjegjëse për vrasjen! Ju nxitni urrejtjen, të keni turp

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu i është përgjigjur deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan dorëheqjen e saj pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit më 6 tetor.

Gjatë seancës plenarë, ministrja theksoi se Policia e Shtetit ka vepruar në përputhje me ligjin.

Koçiu nënvizoi se nuk është përgjegjëse për vrasjen, ndëra i kërkoi opozutës të ndalojë së përdoruri gjuhë që nxit dhunë dhe urrejtje.

Koçiu: Tani besoj se është shumë e qartë për të gjithë se kush është nxitësi i gjuhës së urrejtjes, kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh i gjuhës së përdorur nga mëngjesi deri në darkë. Dhe kush është njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentare. Megjithëse ju dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit tim publik, gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer është totalisht në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka policia e shtetit dhe kryejnë institucionet publike. Ju e dini mirë se një pjesë e juaja është jurist këtu dhe ju e dini nëse do të ishte ..Policia i ka qëndruar në përputhje ligjit, mjafton të shikoni ligjin.

Por, produkti i kësaj reforme janë edhe ndarjet e qarta të përgjegjësisë ndaj secilit institucion, përgjegjëse për vrasje nuk jam unë, por jeni ju me këtë gjuhë që përdorni. Është e kotë që më tregon me gisht, unë jam një grua në detyrë dhe duke përdorur këtë gjuhë ja ku e keni dëshminë e qartë që kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë situatë. Je duke bërë politikë zoti Noka. Turp të kesh ti nga mëngjesi deri në darkë se me kaq vite sa ke në kuvend duhet ta kishte ndryshuar narrativën politike.

 

Të Fundit