Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.
Burime bëjnë me dije se dy kallëzimet e ish zv. komandantit të Flotës Detare Artur Meçollari, për portin e Limionit dhe Shëngjinit e kanë sjellë këtë të premte Xhaçkën për herë të dytë brenda një muaji në SPAK. Bardhyl Kollçaku ish-Shefi i Shtabi të Forcave të Armatosura ka dhënë deklarime më herët si dhe ka bërë ballafaqimin me Maçollarin.
Pjesë e kallëzimit tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë e Shëngjinit janë edhe ministrja Xhaçka dhe presidenti Bajram Begaj.
Prokurorja Kajana i ka në duar të dy çështjet, Limionin dhe Shëngjinin të cilat janë bashkuar në një dosje, ndërsa verifikimet hetimore për përdorimin e resurseve të ushtrisë po bëhen veçmas.
Burime zyrtare konfirmojnë se rreth një muaj më parë, Xhaçka ka dhënë deklarime për llogari të veprimeve hetimore të prokurores Manjola Kajana për përdorimin e aseteve të ushtrisë në fushatë elektorale (helikoperrëve), kallëzimi i bërë në vitin 2020 Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.