Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, pohon se të ardhurat janë rritur me 15.9% në Shqipëri, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa thekson se është shënuar ecuri pozitive në prodhimin vendas.
Sakaq ajo u shpreh optimiste për tre mujorin e tretë të vitit, duke thënë se pritet përshpejtim i rritjes së ekonomisë ne vend në krahasim me tremujorin e dytë të vitit.
“Kemi ecuri pozitive në prodhimin vendas. Sektori i prodhimit është rritur. Ky ka qenë një prodhim i thatë, dhe kjo është arsyeja pse na është dashur të importojmë.
Importi i energjisë ka ardhur në rënie. Norma e rritjes së TVSH-së është ndjeshëm më e lartë se rritja e normave të çmimeve.
Të ardhurat janë 15.9 % më shumë në krahasim me një vit më parë. Tre mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në vend në krahasim me tre mujorin e dytë”, tha Ibrahimaj në konferencën për shtyp mbi ecurinë e deritanishme të ekonomisë.