Ministrja e Arsimit Evis Kushi rezulton pozitive me COVID-19: Jam karantinuar, do vazhdoj detyrat nga shtëpia – Stop
Lajme, Të Gjitha

Ministrja e Arsimit Evis Kushi rezulton pozitive me COVID-19: Jam karantinuar, do vazhdoj detyrat nga shtëpia

TIRANË

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se është karantinuar duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve. Ajo shprehet se do të vazhdojë t’i përmbushë detyrat nga shtëpia.

Të dashur miq, pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Kushi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *