Inteligjenca Artificiale, shkurt IA, është teknologjia që përpiqet të arrijë që kompjuterët dhe makineritë të kryejnë detyra ashtu si njerëzit.
Mirëpo pavarësisht se sa e nevojshme mund të jetë ajo mjekët kanë një apel për të gjithë qytetarët që konsultohen me të për ndonjë shqetësim apo sëmundje që mund të kenë.
Një një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë mjekët bëjnë apel që të kenë kujdes, pasi IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim.
Mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit.
“Kohët e fundit ka një rritje të përdorimit Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Duhet të kemi parasysh se përdorimi i saj nga ana e pacientëve për këshilla, diagnoza mjekësore duhet shoqëuruar me risqet që ka. Përdoreni, por kini kujdes konsultohuni edhe me një mjek. Mënyra se si e formulon një pytetje, e orienton IA drejt përgjigjeve të caktuara. Është e rëndësishme se IA është një produkt në përsosje e sipër. Përvoja, profesionalizmi i mjekut janë të pazëvendësueshme”, tha një mjek.
Ndërkohë një tjetër u shpreh se vetëm doktori mund ta trajtojë pacientin në mënyrë specifike.
“IA nuk mund të zëvendësojë doktorin. Është doktori ai që trajon pacientin në mënyrë specifike. (IA) nuk mund të diagnostikojë një infarkt miokardi dhe mund të merret si një pneunoni apo dhimbje stomaku dhe personi rri në shtëpi në pritje që IA t’i gjejë sëmundjen dhe trajtimin”, shprehet mjekja .
“Mos merni barna nëpërmjet internetit, konsultohuni te mjeku. Kujdesi personal fillon me një vizitë te mjeku”, tha një tjetër.




