Ministria e Mbrojtjes u shpërndan bashkive 10 milionë $ për Emergjencat Civile

Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë më shumë burime financiare për të përballuar Emergjencat Civile në territorin e tyre.

Në bazë të ligjit 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, dhe buxhetit të vitit 2022, Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milionë $.

Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive.

Ky fond ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

Megjithatë, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga buxheti i shtetit, pasi sipas ligjit 45/2019 njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj./tvklan.al

Të Fundit