Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme nga tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se tërmeti që u ndje mbrëmë edhe në disa qytete të Shqipërisë e kishte epiqendrën 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Mostar në Bosnje-Hercegovine, me Magnitude 5.7.

Sipas njoftimeve nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare, në çastet e para të goditjes, nuk janë raportuar dëme, përtej panikut qytetar të shkaktuar.

Në bazë të njoftimit, të gjithë strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendit, për të evidentuar dëme të mundshme.

Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin, por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.

Të Fundit