Ministri Vengu: 502 forca në terren! 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore

Ministri Pirro Vengu gjatë fjalës së tij në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile u shpreh se janë të angazhuar 502 forca në terren lidhur me situatën e përmbytjeve në vend.

Ministri u shpreh se 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore ndërsa pjesa tjetër në struktura hotelerie.

“Forcat e armatosura u angazhuan qe ditën e hënë. Kemi patur angazhimin 502 forca në terren dhe gjendjen ende ne terren. 80 mjete, fadroma, varka, 22 motopoma sidomos në zonat e banuara për të ndihmuar në evokimin e ujit, zjarrfikës dhe autoambulanca.

Forcat armatosua janë të angazhuar në Shkodër, Lezhë, Kurvin, Durrës, Fier, Vlore, Delvinë dhe Gjirokastër për të mundësuar tre aspekte, përparësia siguria e jetës dhe ndihmesa e për evakuimin e ujërave dhe rikthimin e qytetareve në banesat e tyre.

Nga ana tjetër për sa i përket elementeve mbështetës për banorët e evakuuar, 460 gjendet te akomoduar në struktura shtetërore te tjerët janë në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe materiale si krevate dhe elementë mbështetës”, tha ai.

Të Fundit