Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës pa luftë.
“Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë”, tha Daçiç në një deklaratë për Tanjug nga Lodź pas një takimi me kolegun e tij nga Islanda Tordis Kolbrun. R. Gilfadotir, vendi i të cilit do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës, shkruan Euronews Serbia.
“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiç dhe vuri në dukje se për herë të parë një çështje kaq e rëndësishme do të vendoset me mbivotim ose me akuza të ndërsjella, jo me konsensus.