Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandër Nikolloski, në një intervistë për Channel 5 foli lidhur me procesin integrues të vendit në BE. Nikolloski u shpreh se ishte i pari që tha se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në një paketë në rrugën drejt BE-së.
Po ashtu ministri foli i bindur se vendi ynë nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, dhe kjo sipas tij jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.
“Fillimisht thashë se do të bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje mes Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje edhe qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne iu bashkuam Shqipërisë”. u shpreh ministri Nikolloski. “Tani unë deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian.”