Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli sot për situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se Shqipëria është pjesë e mekanizmit evropian të emergjencës, i cili garanton ndihmë të shpejtë nga vendet partnere, edhe pse shumë shtete po përballen me flakët.
“Më vjen mirë që Shqipëria është kaq mirë e integruar në mekanizmin evropian, sa herë kërkojmë ndihmë, forcat dislokohen në terren sipas ritmit të situatës. Kemi aleatë nga Turqia, Greqia, Sllovakia e Çekia që po na ndihmojnë”, deklaroi Vengu.
Ai shtoi se procesi i blerjes së avionëve zjarrfikës po ndjek procedurat standarde dhe ka transparencë të plotë, duke hedhur poshtë çdo spekulim.
Ministri theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të përdorë të gjitha kapacitetet e saj dhe ndihmën ndërkombëtare për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të mbrojtur banorët