Ministri i Jashtëm, Hasani njofton largimin e sigurtë të 5 shqiptarëve nga Izraeli

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook, se për pesë qytetarët shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, është bërë i mundur largimi i tyre nga Izraeli në mënyrë të sigurtë.

“Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, shkruan Hasani.

Të Fundit