Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanen, prezantoi sot në detaje masat që dëshiron të përfshijë në projektligjin e tij për reformën e sistemit penal, i cili, ndër të tjera, përfshin edhe futjen e një dënimi minimal prej një viti burg për “këdo që sulmon dhe fyen ata që përfaqësojnë qeverinë”.
Ai i theksoi BFMTV-së se sistemi penal në Francë nuk është efektiv dhe se një nga qëllimet e tij është drejtësia më e rreptë.
“Pas një kartoni të verdhë, duhet të ketë një karton të kuq. Duhet të sigurohet që edhe për shkeljen e parë ose të dytë, të mund të shqiptohet një dënim i qartë dhe i shpejtë, i cili i tregon viktimës se drejtësia po funksionon”, theksoi Darmanen.
Për Ministrin francez të Drejtësisë, ngadalësia e sistemit gjyqësor francez përfaqëson një “padrejtësi të madhe”, sepse viktimat po presin shumë gjatë për përgjigje.
Sipas tij, një gjyqësor joefektiv ushqen populizmin.
“Gjysma e vendimeve për dënimet me burg nuk ekzekutohen”, pohon Darmanen.
Një tjetër nismë e tij është heqja e shkurtimit automatik të dënimeve me burgim më pak se një vit.



