Biznesmeni miliarder Barry Diller ka bërë një rrëfim të papritur dhe shumë personal: në moshën 83-vjeçare, ai ka deklaruar publikisht se është homoseksual. Lajmi vjen pak para publikimit të kujtimeve të tij me titull Who Knew, që pritet të dalin më 20 maj.
Në një ese të publikuar për New York Magazine, Diller tregon se ndonëse është i martuar prej më shumë se dy dekadash me stilisten ikonë Diane von Fürstenberg, ai gjithmonë e ka ditur se është homoseksual.
“Nuk kam pasur kurrë ndonjë dyshim për orientimin tim seksual,” shkruan ai. “Por ajo që ndodhi midis meje dhe Diane ishte një lloj dashurie ndryshe – e plotë, unike dhe e thellë – e pakrahasueshme me asgjë tjetër që kisha provuar më parë.”
Diller dhe von Fürstenberg janë një çift i njohur prej më shumë se 50 vitesh, të martuar që nga viti 2001. Ai e përshkruan atë si “bazën e jetës sime”, ndërsa shton se ajo e ka dashur për atë që është, pa u përpjekur asnjëherë të ndryshojë thelbin e tij.
Në rrëfimin e tij, ai flet edhe për frikën që kishte për të dalë hapur dikur, në një kohë kur të qenit homoseksual shiheshin ndryshe dhe paragjykoheshin rëndë. “Nuk kam jetuar me hipokrizi, por nuk kam ndier kurrë nevojën të bërtas se kush jam. Sot, e kuptoj më mirë veten dhe nuk kam më asnjë arsye për të heshtur.”