Pasi makina u bllokua dhe dogana i faturoi Sokol Gazullit 8 milionë lekë, makina e bllokuar prej 5 vitesh u shkatërrua brenda ambienteve të Doganës Shkodër. Madje absurdi kulmon në faktin, se dogana Shkodër ia mori detyrimin e montuar ndaj Sokolit, por ky institucion nuk di të shpjegojë, se pse nuk iu kthye makina qytetarit. Drejtoresha e re e Doganë së Shkodrës pranon, se në këtë rast janë bërë dallavere dhe Sokoli është penalizuar kot. Ajo zotohet, që dëmi i shkaktuar të dëmshpërblehet nga përgjegjësi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]