Policia Rrugore e Tiranës gjatë kontrolleve parandaluese ka vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët”, 33-vjeçarin, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit.
“Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i përkohshëm i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. F. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit K. G. dhe L. H., dhe E. G., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.” – njofton policia.