Meta uron Berishën nga burgu për 34 vjetorin e themelimit të PD: Më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik

Kreu i PL, Ilir Meta ka uruar nga burgu 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, kreu i PL-së, shprehet se kjo ditëlindje e gjen PD-në më të fortë, bashkuar dhe më të motivuar për mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Meta thekson se viti 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik.

‘Urimet më të përzemërta Partisë Demokratike, forcës së parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, me rastin e 34-vjetorit të themelimit dhe shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Kjo ditëlindje e gjen Partinë Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më të motivuar në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik. Një urim të ngrohtë për liderin e saj historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD.

Mirënjohje edhe për të gjithë rithemeluesit e 11 Dhjetorit, të cilët me shumë dinjitet dhe vendosmëri nuk i braktisën vlerat mbi të cilat u themelua Partia Demokratike 34 vite më parë, por refuzuan me përbuzje edhe kërcënimet “për të ngrënë bar” duke dëshmuar se nuk janë bagëti, por janë shqiptarë me dinjitet në themel të të cilëve qëndron liria, sovraniteti dhe atdhedashuria. Jam i bindur se viti që po vjen do të jetë viti i një ndryshimi historik dhe i rivendosjes së plotë dhe të pakthyeshme të pluralizmit politik në vend’, shkruan ai.

Të Fundit

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 375 milionë dollarë për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë. Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për rrezikimin e të miturve dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë. Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata kanë punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme. Juria gjeti se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë. Gjatë gjyqit shtatëjavor u paraqitën dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj.