Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 marsit.
Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me një foto të rrallë nga Mësonjëtorja e parë Shqipe, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohje për të gjithë mësuesit e profesorët.
“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë! Mirënjohje veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes, vlerave qytetare dhe kombëtare. ????”, shkruan Meta.