Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Shkodra lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 6 mars në vendin tonë.
Meta u pyet nga gazetarët lidhur edhe për shkarkimin nga parlamenti.
Ai u shpreh se vendimi ishte një farsë jashtë afateve dhe jashtë gjithë logjikës Kushtetuese dhe se kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste.
“Lidhur me vendimin e Parlamentit të shkarkuar nga zgjedhjet pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e presidentit jashtë të gjitha afateve, jashtë të gjithë logjikës së kushtetuese që një parlament mund të merrte një nismë, vetëm se kam bërë një intervistë tek kolegu juaj kaq mjafton për të patur një atmosferë tepër optimiste dhe tepër pozitive. Ne këtu do të jemi, në histori do të hyjë 2 marsi”,-tha Meta.