Meta nga burgu: Duan të më mbajnë me pahir çift me Kryemadhin

Ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka një reagim nga burgu, pasi u shty seanca gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion.

Në postimin e tij në Facebook, ai rithekson se po mbahet në qeli me urdhër politik, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani për dezinformim të publikut me gjoja “episode e reja”.

Sipas tij, ata po kërkojnë ta mbajnë me pahir çift me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Unë e mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur me pahir në opinion një çift, që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti. Madje pasioni i Altin Dumanit është “kaq i zjarrtë” për të mbajtur gjallë këtë çift në publik dhe në shërbim të hetimeve të tij prej 6 vitesh me urdhër të Charles McGonigalit dhe Edi Ramës, që nga dhjetori 2019, aq sa edhe në akuzën si i pandehur që m’u komunikua më 27 maj, statusin tim e kishin ende i martuar, kur ndërkohë që ky status nuk ekziston juridikisht prej 1 viti“, shkruan Meta.

Më tej, hedh poshtë pretendimet për një kartë të paligjshme që e implikon atë.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër“, shkruan kreu i PL-së.

Thekson se ai mban “përgjegjësi vetëm për veten dhe askënd tjetër”.

“Por prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve”, përfundon ai.

 

Të Fundit