Meta mesazh Ramës: Mund të blesh këdo, por mua dhe Berishën jo!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur këtë të shtunë Komitetin Drejtues të kësaj force politike. Në një konferencë për shtyp, ish-presidenti deklaroi se “skandalet do të marrin me vete Edi Ramën dhe bandën e Rilindjes”, duke shtuar se “asnjë socialist i ndershëm nuk do hiqet nga puna”.

Mes të tjerash Meta u shpreh se kryeministri Rama mund të blejë këdo, por vetëm atë dhe Berishën jo, “është një opozitë tjetër, do ketë humbje katastrofike”, duke u bërë thirrje socialistëve që ta largojnë.

Meta: Skandalet do të marrin me vete atë dhe bandën e Rilindjes. Po përpiqet të përdorë socialistët e ndershëm. E ka të kotë dhe është pashpresë. Asnjë socialist i ndershëm që bën punën nuk do hiqet nga bashkia. Ata që bëjnë patronazhistin, nuk i duhen as dreqit. Do të shporret Rama dhe banda e Rilindjes, ky mesazh duhet të shkojë kudo.

Përpjeka e tij për t’iu shmangur hetimit nga Parlamenti është e pashpresë, po fshihet pas fustanit të disa grave që kanë marrë përsipër ta fshehin. Nëse Amerika është ngritur në këmbë për një zyrtar të korruptuar, pa asnjë diskutim që Parlamenti do kthehet në normalitet kur të ngrihet Komisioni Hetimor, e ka detyrim kushtetues.

E mbani mend kur më thirrte mua në Kuvend, Ulësiu për të më hetuar pse mbroja Kushtetutën. Më thoshin këshilltarët mos shko atje, se je President, s’ke shkelur ligjin, do të shkoj për respekt. Llogaridhënia është e pashmangshme, sa më lart pozicioni aq më i madh përgjegjësia.

Ilir Metën dhe Sali Berishën nuk i ble dot dhe gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriot. Do të ketë një humbje katastrofike. I bëjë thirrje socialistëve që ta larpojnë sa më shpejt, asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi. Lideri i Rilindjes është një lepur që fshihet pas fustanit të grave, do të terrorizojë njerëzit duke goditur opozitën.

Të Fundit