Meta: BE të jetë këmbëngulëse për Kosovën, qeveria jonë mbylli gojën – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Meta: BE të jetë këmbëngulëse për Kosovën, qeveria jonë mbylli gojën

 Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje sot për mediat kërkoi nga BE këmbëngulje në çështjen e Kosovës, ndërsa akuzoi qeverinë se ka heshtur për 24 orë mbi ngjarjet në veri.

“Bashkimi Europian të jetë këmbëngulës dhe i qartë që çdo përpjekje për destabilizim do të dënohet dhe ndëshkohet”, tha Meta.

“Serbia mbylli kufijtë ashtu si qeveria jonë mbylli gojën për 24 orë. Qeveria e Shqipërisë të mos bëjnë lojën e strucit, nga halli se i mbetet qejfi shefit të Ballkanit të Hapur, por të pozicionohet në krah të Kosovës dhe shtetit të saj”, u shpreh Meta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *