Një mësuese nga Gramshi tregon, se ka mbaruar shkollën për drejtim, që në vitin 2015, me një diplomë ekuivalente me diplomën e Shkollës së Drejtorëve. Por ajo thotë, se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia, që të hyjë në konkurs për drejtor shkolle, pasi vendet nuk hapen e ZVA i cakton drejtorët të komanduar.Ministrja e Arsimit së fundmi ka deklaruar, se përparësi në drejtimin e shkollave, duhet të kenë mësuesit me diplomë për drejtim. Kjo do të thotë, se të gjitha ZVA-të duhet të hapin konkurset, për të bërë të mundur emërimin e drejtuesve me arsimin e nevojshëm.Por në ZVA-në e Gramshit vihen në detyrë persona të komanduar, duke mos hapur konkurset.Ne e pyetëm drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati, se sa drejtorë në 14 shkollat, që ka në menaxhim në Gramsh, janë futur me konkurs dhe sa të komanduar. Por ai shmanget, duke shpikur një takim në Ministri.Ne ndalemi në një rast konkret në Kodovjat, ku drejtoresha është e komanduar, por për këtë rast drejtori i ZVA-së thotë, se ka hapur konkurs. Sipas tij, nuk ka patur kandidatë.Vetë drejtoresha e shkollës Kodovjat nuk përgjigjet, sesi e fitoi vendin e punës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]