Qeveria ka njoftuar së fundi rritjen e pagës për arsimtarët.Por një mësues denoncon në “Stop” faktin, se në muajin korrik, i është nënshtruar provimit të kualifikimit 5 ose 10-vjecar dhe sipas rregullit, duhet të merrte 10% shtim page. Por ai thotë, se që nga korriku deri më sot nuk e ka marrë këtë shtesë. Mësuesi tregon, se ka edhe bashkëshorten në këtë profesion dhe dëmi financiar për familjen e tyre, është i konsiderueshëm.Për këtë problematikë, iu drejtuam Zyrës Arsimore Tiranë, konkretisht Zyrës së financës, ku punonjëset thonë, se
nuk është kompetenca e tyre, pasi atyre nuk u ka ardhur një përgjigje nga QSHA-ja,as lista dhe as certifikata, për të ekzekutuar pagesat.Më pas gazetarja e “Stop”komunikon me një specialist të MAS, i cili shprehet, se do të interesohet dhe do ta zgjidhë sa më shpejt rastin. Dhe pas interesimit të “Stop”, ky rast u zgjidh.Sulejman Keta, Drejtor i kurrikulave pranë DAR Tiranë, shprehet, se përqindja e kualifikimit do t’u kalojë mësuesve me pagën e tetorit.