Në mesazhin e tij në nisjen e Vitit të Ri, nga mesha në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku dërgoi një thirrje kundër dhunës ndaj grave, ndërsa tha se kjo ishte fyese për Zotin.
“Dhe meqenëse nënat dhurojnë jetën, dhe gratë e mbajnë botën (së bashku), le të bëjmë të gjithë përpjekje më të mëdha për të promovuar nënat dhe për të mbrojtur gratë. Sa dhunë ushtrohet kundër grave! Mjaft! Të lëndosh një grua është të fyesh Zotin, i cili nga një grua mori njerëzoren, jo përmes një engjëlli, jo drejtpërdrejt, por përmes një gruaje,” tha Papa.