Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi ndihmonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta për kalimin e kufirit kundrejt pagesës.
Në pranga përfundoi shtetasi S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë teksa transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta, të cilët po kalonin ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë drejt Malit të Zi, me një tarifë prej 600 euro për person.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale janë kaluar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.