Merret vendimi, Erion Veliaj mbetet në burg

Nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për Erion Veliajn. Kryebashkiaku do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të gjyqtarit të Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi.

Vendimi u shpall në seancën e tretë, pas dy shtyrjeve. Prokurorët Dumani dhe Dado kanë paraqitur prova të reja, mes të cilave edhe përgjime të Veliajt me familjarë, duke argumentuar se Veliaj duhet të qëndrojë në paraburgim dhe se paraqet rrezik për procesin nëse lirohet, pasi mund të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova.

Për biznesnenin Elman Abule, ka ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” dhe ai do të lirohet menjëherë nga paraburgimi, për t’ju nënshtruar masës së re.

Të Fundit