“Merr vulën-jep Salianjin”, Basha sulmon demokratët: Është pazar Rama-Berisha

Pas dënimit me burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, një tjetër reagim ka ardhur kësaj here nga Demokratët Euroatlantikë.

Përmes një postimi në Facebook, ky subjekt politik nën drejtimin e Lulzim Bashës shprehet se ky i fundit nuk gëzohet e as nuk përdor situatat kundrejt fatkeqësive politike si në rastin e ish-kryeministrit Berisha, edhe në rastin e depuetit Salianji.

Mes rreshtave nuk ka munguar as ironia kundrejt demokratëve, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit për Salianjin, ku sipas Euroatlantikëve të Lulzim Bashës janë po i njëjti trup gjykues që i kthyen vulën Partisë Demokratike.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës?

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre,” -thuhet në deklaratë.

Të Fundit