Jemi në lagjen “28 nëntori” në Vlorë për problemin e zotit Armand Brahimaj dhe të vëllait të tij, që kanë blerë nga një apartament te Haki Kuteli.Pallati ka më shumë se një vit, që banohet, por vëllezërve Brahimaj u mohohet hyrja, pasi celësat mbahen nga Roland Mezani i firmës, që ka ndërtuar pallatin. Apartamenti i Armandit është blerë te personi, që kishte hyrjet, për shkak të marrëdhënieve të kleringut.Ndërtuesi dhe ky i fundit kanë mosmarrëveshje, që penalizojnë qytetarin, që sot jeton me qira, ndërsa apartamenti i likujduar rri i mbyllur.Firma, që ka bërë pallatin është “2 g construction”dhe kjo firmë ka nënkontraktuar kompaninë e Roland Mezanit dhe ky i fundit i ka dhënë me klering 6 apartmente “kuteli shpk”.Ndërtuesi pretendon, se firma e kleringut ka bërë punë me vlerë 340 milionë lekë të vjetra dhe ka marrë hyrje për 420-430 milonë lekë. Derisa cështja të zgjidhet në rrugë ligjore, Armand Brahimaj dhe familja e tij, duhet të enden rrugëve.
- +355 67 220 8888
- [email protected]