Një makinë tip “Benz” me drejtues 55-vjeçarin me iniciale E.S. ka marrë flakë në lëvizje e sipër në aksin rrugor Dukat-Dhërmi.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.