“Meriton një lapidar”/ Rama: Në asnjë mënyrë, do ta lë me shkrim, edhe për së vdekuri jo…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, ku ka shkëmbyer batuta edhe me banorët e zonës.

Rama u shpreh se rruga është një premtim i mbajtur, teksa thumboi opozitën “ata kanë për detyrë të rrejnë, kush ta hajë ta hajë”.

Kreu i qeverisë theksoi se ndërtimi i rrugës është vonuar, por theksoi se jo të gjitha mund të bëhen menjëherë.

Rama shkëmbeu batuta edhe me banorët, teksa një prej tyre iu drejtua kryeministrit duke i thënë që “për mua si i ka bërë Kosova lapidarin Clinton, ti e meriton”.

Por, kreu i qeverisë theksoi se do e lërë me shkrim që të mos ngrihet një lapidar i tij.

“Ata kanë për detyrë të rrejnë, kush ta hajë ta hajë. Ne çfarë themi e bëjmë, por duhet durim. Jo të gjitha mund të bëhen menjëherë. Dhe jo çdo gjë që mendon që do më bo, bëhet kur do me e bo sepse dalin edhe gjëra të tjera. Tani i erdhi radha e rëndësishme ta bëjmë shkëlqyeshëm”, tha Kryeministri.

“Kryeministër për mua si i ka bërë Kosova lapidarin Clinton, ti e meriton. Për Zotin, për atë djalë”, i drejtohet banori.

“Jo jo, do ta lë me shkrim edhe për së vdekmi jo, për së gjalli e kam në dorë vetë sepse është ndërtim pa leje, por për së vdekmi në asnjë mënyrë”, shprehet Rama.

Të Fundit