ITALIA– Kryeministrja Giorgia Meloni u zotua të dielën se marrëveshja e diskutueshme e qeverisë së saj me Tiranën për të mbajtur emigrantët në qendrat e drejtuara nga italianët në Shqipëri do të jetë një sukses, pavarësisht pengesave ligjore.
“Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më duhet të kaloj çdo natë atje nga tani deri në fund të (mandatit të) qeverisë italiane,”- tha Meloni teksa ndodhej nw festivalin Atreju në Romë.
“Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian dhe njerëzve të ndershëm të më ndihmojnë të luftoj mafian.
“Unë nuk jam armiku, jam një person i denjë”, shtoi kryeministrja, duke ngritur zërin në duartrokitje nga turma.
Gjyqtarët italianë refuzuan ndalimin e dy grupeve të para të emigrantëve egjiptianë dhe nga Bangladeshi që u dërguan në qendrat shqiptare.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar.